Thanas Çakuli, 90 vjeç u gjet i djegur në banesën e tij, në orën 08:40 të mëngjesit të sotëm. 

I moshuari jetonte i vetëm, në fshatin Kranë të Bashkisë së Finiqit.

90 vjeçari jetonte i vetëm prej një viti, ndërsa nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ndjerin fëmijët e kishin lënë nën kujdesin e një zonje që e ndihmonte herë pas here.

Mësohet se në mëngjes kur ka ndezur oxhakun, zjarri i ka dal nga kontrolli duke ju përhapur në trup dhe ambientet e shtëpisë.

Kur kanë mbërritur fqinjët i moshuari kishte humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda nga zjarri.  Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e trupit të pajetë nga rrënojat e shtëpisë së djegur.