Interpoli i Tiranës në bashkëpunim me Interpolin e Athinës ka bërë të mundur ekstradimin e një 50 vjeçari shqiptar të akuzuar për vrasje.

Sipas informacioneve të para, i shpalluri në kërkim për një vrasje është identifikuar si Arben Muça, 50 vjeç. Muça akuzohet për vrasje me armë zjarri në rrugën “Kelmendi” në Kombinat në vitin 1998, ku viktimë mbeti M. T.

Arrestimi është bërë i mundur në Lamia të Greqisë.

“Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”“, njofton policia.