Një efektiv i policisë u arrestua në Korçë pasi po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Efektivi me iniciale E.Gj, me detyrë punonjës policie prane burgut të Drenovës, u ndalua nga kolegët e tij mbrëmjen e së mërkurës, 2 dhjetor 2020.
Burime të policisë bënë me dije se ai nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit duke kundërshtuar efektivat e policisë gjatë procedurave të kontrollit.
Pas këtyre veprimeve forcat e rendit kanë vendosur fillimin e procedimit penal ndërsa efektivi i policisë u shoqërua në komisariat ku janë kryer veprime të mëtejshme hetimore ndaj tij.