Në gjendje të dehur hidhet nga tarraca e banesës së tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe ku protagonist ka qenë një 50-vjeçar.

Sipas asaj që njofton policia e qytetit bregdetar, shtetasi me iniciale A.M ka është paraqitur në Spitalin Rajonal të Durrësit me dëmtime të shumta dhe në gjendje kritike për jetën.

Policia: “Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

/a.r,OraNews