Një i ri shqiptar ra në prangat e policisë britanike pasi u kap duke tregtuar kokainë të klasit A. Ilegal në Britaninë e Madhe, ai ishte dëbuar disa herë.

Mediat angleze shkruajnë se shqiptari Xhenson Duka u pa në një makinë dhe u ndoq në rrugën Milton, jashtë Tonbridge Road, ku u ndalua nga oficerët.

Gjykata tha se Duka ishte depërtuar disa herë nga Britania, por se ai ishte kthyer sërish në shtetin britanik.

Prokuroria u shpreh se kur Duka u prangos, ai kishte qenë në emigracion me kusht.

Kur shqiptari u kap, ai kishte me vete mbi 10 mijë paund drogë, e gjithashtu edhe 600 paund të gatshme.

Duka kishte gënjyer fillimisht se ku ka jetuar, ndërsa më vonë ka pranuar se ka jetuar në Londër.

Ai u burgos për 40 muaj burgim.Gjykata urdhëroi konfiskimin e parave të gatshme.