Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) Hysni Gucati do të paraqitet sot, për herë të parë para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Gucati u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara.

Paraqitja e parë e Gucatit do të mbahet në seancë publike, e cila mund të përcillet përmes transmetimit në Internet. Seanca nis në orën 15:00,

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale, merren me hetimin e krimeve të supozuara të luftës të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.