E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV ORA, Vasilika Hysi, deputete e PS-së u shpreh se sigurisht që mafia ka bërë përpjekje dhe tenton me çdo shtet, edhe në Shqipëri.

Hysi: Sigurisht që mafia ka bërë përpjekje dhe tenton me çdo shtet, edhe në Shqipëri. Ndragheta ka bërë përpjekje së bashku me Cosa Nostrën qysh në vitin 1996. Kemi pasur studime nga prokurorët qysh në ato kohë që kanë folur për këto përpjekje.

Kriminaliteti në vend ka rënë. Duhet ndarë ai që është i korruptuar nga ai që nuk është i tillë. Shumë studio është bërë gjyqi dhe është dhënë dënime për dosjen e përgjimeve italiane.