Hyseni: Isha 2 m larg Aleksit në 21 janar, unë e pashë me sytë e mi kush vrau

Hyseni: Isha 2 m larg Aleksit në 21 janar, unë e pashë me

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, deputeti i PS-së Alket Hyseni tha se ishte 2 metra larg të vrarëve në 21 janar në bulevard.

Hyseni: Unë isha 2 metra larg nga Aleksi dhe 4 metra nga Ziveri, nuk ishte paqartë se kush qëlloi. Unë e pashë me sytë e mi kush vrau dhe si unë ishin me qindra.

Unë kam bërë çdo gjë që është në fuqinë time dhe të partisë time për të vënë drejtësinë në vend.

Lela: Njërin nga gardistët e akuzuar e keni bërë kryetar bashkie.

Hyseni: Ish-gardist i 21 janarit nuk ka qenë në bankën e të akuzuarve. Në Gardë ke njerëz të nderuar që bëjnë detyrën. Nuk ka qenë gjithë Garda, por një pjesë e Gardës.

Vendi Politikë vrau 21 janar RTV Ora alket hyseni aleksi

EMISIONET