Pas humbjes së kombëtares shqiptare përballë Lituanisë, kapiteni Elseid Hysaj u shpreh se ekipi nuk ishte në gjendje të mirë fizike.

Në fund të lojës ai u ndëshkua me karton të kuq.

Hysaj: Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Problemi tek ne ishte gjendja fizike pasi luajtëm shumë në ndeshjen kundër Bjellorusisë. Nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim fitoren. Kartonin e verdhë mund të them se e meritova, nuk e kuptova këtë të dytin, pasi kundërshtari më shumë stimuloi. Ne donim ta fitonim ndeshjen por nuk shkoi mirë. Në ndeshjet e radhës do jemi më mirë, pasi lojtarët do marrin më shumë minuta dhe do jenë gati.

Shqipëria humbi përballë Lituanisë me shifrat minimale 1-0. Një pasim i gabuar i Gjasulës i kushtoi 3 pikë kombëtares kuqezi.