Hyn në fuqi ndalim-qarkullimi nga ora 20:30, mjeku: Virusi është tek ne, po merr jetë, nuk është koha për të festuar

Hyn në fuqi ndalim-qarkullimi nga ora 20:30, mjeku: Virusi është

Prej mbrëmjes së sotme do të hyjë në fuqi fasha e re orare e kufizimeve për festa.  Nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së premte do të ketë ndalim qarkullimi për qytetarët.

Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-Albania.

Me kufizime do të punojnë edhe lokalet, bar restorantet  dhe fast food-et, të cilat do të duhet të ndërpresin punën në orën 20:30 deri në orën 06:00 prej 24 dhjetorit.

Masat do të jenë në fuqi deri me 4 janar. Prej datës 5 janar, kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00.

Lidhur me masat e reja, mjeku epidemiolog Dritan Ulqinaku thotë se janë më shumë një mesazh sensibilizues i qeverisë për të ndaluar grumbullimet sesa kufizime.

Ulqinaku: Nuk do ti quaj masa por më tepër një mesazh sensibilizues i qeverisë për të ndaluar festimet masive, grumbullimet për festat e fundvitit që kanë qenë tradicionale jo vetëm për ne por mbarë botën.Nuk është se ka mbyllje të theksuar të ndonjë aktiviteti në veçanti, çdo gjë është pak a shumë e hapur. Por ne u themi njerëzve tanë që virusi është te ne, virusi po vazhdon të marrë jetë njerëzish, ne vazhdojmë luftën dhe nuk është koha për të festuar, për tu gëzuar, për tu bashkuar familja me familjet e tjera.Kemi një përmirësim të situatës epidemiologjike dhe mbyllja e aktiviteteve të tjera që riskojnë jetë ndoshta ishte pa sens por nëse do të ketë përkeqësim që do të fokusohemi në gjëra më konkrete dhe preçize të cilat realisht mund të riskojnë jetë njerëzish.

Sa i takon reagimit nga kisha katolike, që e ka konsideruar një diskriminim për besimtarët katolikë hyrjen në fuqi të kufizimeve natën e Krishtlindjes, mjeku tha për "Ditë e Re" në Rtv Ora se ky nuk është një vit i zakonshëm dhe  zhvillimi i riteve fetare të kësaj feste padyshim që do të ishte një risk real për përhapjen e virusit.

Ulqinaku: Më vjen keq për besimtarët katolikë që do të kufizohen, do të "penalizohen", por ky është një vit që nuk mund të bëhen ato ritet e zakonshme. Çdo aspekt i jetës tonë ka ndryshuar këtë vit.Nuk kanë arsye të reagojnë. Nëse ata kishin llogaritur të bënin ato ritet e tyre është një vend që riskohet. Të gjithë po bëjmë sakrifica. Në vende të tjera të Europës masat janë shumë më drastike.

LEXO EDHE: Kur do ta kemi vaksinën anti-Covid? Mjeku: Nuk kemi datë, është një luftë e madhe kundrejt shteteve të fuqishme

Intervista në studio me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme Dite e Re koronavirusi ne shqiperi Lajmi i fundit Sociale festat e fundvitit ndalim qarkullimi dritan ulqinaku

EMISIONET