Meteorologia Adiola Bani nga MeteoAlb ka treguar në një lidhje direkte me Ora News se na presin rënie të temperaturave dhe rreshje shiu  deri në fundjavë.

“Kemi patur një rënie të temperaturave  jo vetëm gjatë mëngjesit por edhe gjatë orëve të mesditës. Pritet që vlerat maksimale gjatë ditës së sotme të jenë 29 deri në 30 °C . Kjo situatë do të vazhdojë deri në fundjavë me këto temperatura deri ditën e premte ku maksimumi do të jetë jo më shumë se 29 °C .  Ndërsa në zonat malore vlerat minimale parashikohen deri në 9 ose 10 °C .

“Fundjava do të na sjellë rrënje akoma dhe më të ndjeshme të temperaturave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin deri në 7-8 °C , ndërsa maksimumi parashikohet rreth vlerës 24 ose 25 °C .”

“Kjo ka ndodhur si pasojë  e pranisë së vranësirave në territorin shqiptar rreshjeve në pjesën më të madhe të vendit . Situatë e cila në fakt me rreshje të pakta do të vijojë deri ditën e premte kur rreshjet herë pas here  do të jenë prezente në sasi shumë të pakta” –  tregon Adiola.