Ata që kanë jetuar dashurinë e tyre më gjatë janë një çift Ekuadorian. Julio Mora dhe bashëkshortja e tij, Waldramina Quinteros janë martuar në vitin 1941 dhe akoma dhe sot ata janë duke shijuar marrëdhënien e tyre si ditët e para të njohjes. Gjithçka filloi në fshehtësi dhe tani çifti janë bashkë prej 79 vitesh.

Julio është 110 vjeç dhe Waldramina 104 vjeç, së fundmi ata janë vlerësuar me rekordin botëror Guiness si çifti i martuar më i vjetër në botë.

Ka martësa më të gjata për të cilat Rekordet Botërore Guiness janë të vetëdijshme, por asnjë mes njerëzve kaq të moshaur.

Ataj anë martuar në kishën e parë të ndërtuar nga spanjollët në Quito, La Iglesia de El Belen. Historia e çiftit ka qenë sakrificë për dashurinë, Julio ka dalë kundër familjes së tij për t’u martuar me dashurinë e jetës, pasi asnjëri nga familjarët e tyre nuk e aprovonte këtë marëdhënië.

Të dy janë mësues në pension  dhe gjendja e tyre shëndetësore është majft e mirë.

Të pyetur nësë kishin ndonjë këshillë për ata që kërkonin të bënin një jetë të gjatë, zonja Quinteros tha se e vërteta është çelsi i një jetëgjatësie.

“Unë këshilloj të thoni të vërtetën. Mos gënjeni, sepse gënjeshtrat mund të humbasin botën”- tha ajo.