Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID-19

Hungaria heq dorë nga vaksina ruse kundër COVID-19

Hungaria do të përdorë vaksinën anti-Covid përmes mekanizmave  të BE-së ose drejtpërdrejt nga Kina pasi Rusia nuk mund të prodhojë sa duhet vaksina për popullsinë e Hungarisë, tha një zyrtar i lartë i qeverisë hungareze.

Shefi i stafit të Kryeministrit Viktor Orban, Gergely Gulyas i tha transmetuesit ATV se Hungaria do të vazhdojë bashkëpunimin shkencor me Rusinë për vaksinën e saj COVID-19 por nuk do të ishte në qendër të programit të saj të vaksinimit në këtë fazë.

"Rusia ka kapacitet joadekuat të prodhimit," i tha Gulyas ATV , raporton Reuters.

"Ne jemi të lumtur të marrim pjesë në testim, por vaksinat në masë mund të vijnë si pjesë e mekanizmave të BE ose nga Kina," shtoi ai.

Hungaria mori 6,000 doza të Sputnik V në fillim të kësaj jave megjithëse mbeti e paqartë se si do të administrohej procesi

Vërejtjet e Gulyas ishin treguesi i parë i qartë nga një zyrtar i lartë hungarez se vaksina e Rusisë nuk do të përdoret në programin masiv të vaksinimit në Hungari.

Bota Lajme vaksina ruse hungaria

EMISIONET