Hungari: Gazetarët e portalit 'Index' japin dorëheqjen pas akuzave për ndërhyrje nga qeveria

Hungari: Gazetarët e portalit 'Index' japin dorëheqjen pas

Më shumë se 70 gazetarë dhe pjesëtarë të ekipit të portalit hungarez ''Index'' kanë dhënë dorëheqje, pasi akuzuan qeverinë se është duke bërë përpjekje për të dëmtuar portalin.

Shefi i Index-it, Szabolcs Dull ishte pushuar nga puna të martën. Gazetarët e këij portali thonë se ky vendim është ndërhyrje e qartë në pavarësinë e portalit dhe përpjekje për presion.

Disa orë më vonë, protesuesit u mblodhën në Budapest duke kërkuar liri të medias.

Në dekadën e fundit, mbështetësit e kryeministrit nacionalist-konservativ, Viktor Orban, kanë marrë nën kontrollin e tyre mediat e pavarura.

Hungaria radhitet e 89-ta në mesin e 189 shteteve në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave në botë.

Muajin e kaluar, shefi i portalit Index, Szabolcks Dull, ka paralajmëruar se ky medium është në rrezik të lartë nga ndërhyrjet.

Shqetësimet për ndërhyrjen në pavarësinë e Index-it filluan disa muaj më parë, kur një biznesmen, përkrahës i kryeministrit, i quajtur Miklos Vasziky, bleu 50 për qind të aksioneve në një kompani që kontrollon marketingun dhe financat e këtij mediumi.

Bota Lajme hungari liria e shtypit

EMISIONET