Humbja e parë në eliminatore "Katar 2022", Anglia triumfon në "Air Albania"

Humbja e parë në eliminatore "Katar 2022", Anglia triumfon

“Tre Luanët” rrëmbejnë fitoren në ndeshjen ndaj Shqipërisë! 2 gola kanë mjaftuar për të marrë me vete 3 pikë dhe kryesimin e grupit I, duke qenë një hap më pranë Botërorit “Qatar 2022”.

Ndeshja për kuqezinjtë nisi mirë me një tentativë për gol nga Uzuni, i cili gaboi duke qëlluar më lart kuadratit të portës. Pas më pas, në minutën e 38′, Harry Kane nuk fali dhe shënoi kundër Shqipërisë, duke i çuar më të qetë shokët e skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit, Shqipëria tentoi sërish që të shënonte, por në minutën e 63′ porta e Berishës u trondit sërish. Kësaj here nga mesfushori i skuadrës së Chelsea, Mason Mount. Sterling priti një pasim të gabuar nga Gjimshiti, duke ia pasuar Kane, i cili dha asist për golin.

EMISIONET