Humbja me Partizanin, Tafaj: Derbi do të ishte një moment kthese për Tiranën

Humbja me Partizanin, Tafaj: Derbi do të ishte një moment kthese

Në një intervistë për “Sport Magazine”, ish futbollisti Alban Tafaj komentoi derbin e djeshëm të kryeqytetit, Partizani-Tirana, fituar nga “Demat e Kuq” me rezultatin minimal 1-0.

Sipas Tafajt, Tirana u ndëshkua në një moment kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, ndërsa shtoi se diferencat në fushë mes dy ekipeve nuk ishin shumë të mëdha.

“Derbi shfaq gjithmonë emocione. Është një derb historik në futbollin tonë, më shumë e çdo derb tjetër. Pavarësisht se kemi kaluar një vit të mbrapshtë dhe vazhdojmë të kalojmë për shkak të pandemisë. Por jemi mësuar tashmë ta luajmë pa tifozë dhe pa atë entuziazëm që japin tifozeritë e të dyja skuadrave.

Pati emocione, pati lojë, pati grintë dhe në fund u shpërbyle, besoj, me një gol të realizuar në një kohë kur ndeshja po shkonte drejt barazimit. Nuk është se kishte diferenca të mëdha në fushë por do të thosha se çështja e golit u zgjidh me një veprim individual, nga goditja në drejtim të portës por që nuk ishte e saktë dhe u kthye në gol nga Çinari”, u shpreh Tafaj.

Kjo humbje e dëmton Tiranën moralisht por e largon edhe nga objektivi për titull.

Alban Tafaj: Po ti referohemi kampionatit të vjetshëm, Tirana hovin cilësor drejt titullit e bëri pikërisht pas derbit me Partizanin pasi është një derb i cili ka vlera të mëdha. Përveç tre pikëve jep moral edhe te skuadra për ta mbajtur atë lart.

Humbja e këtij derbi nuk e largon Tiranën nga titulli, por ky derb ishte moral mes dy skuadrave për të bërë diferencën ata që duan të ndjekin nga afër Vllazninë. Tiranës i është rruga më e vështirë pasi fitimi i këtij derbi do të ishte një moment kthese për skuadrën".

Sport Lajme Ora News intervista Futboll drilon xhepollari sport magazine Intervista në Ora News alban tafaj

EMISIONET