Mbrëmjen e djeshme ndeshja e mes kombëtareve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut na ka mbajtur zemrat peshë të gjithëve.

Ishte kombëtarja e Kosovës ajo që kësaj here u zhgënjye nga rezultati, duke dalë me humbje të ngushtë 2-1 me mikpritësit e Maqedonisë së Veriut.

Në një prononcim për gazetarët, mesfushori kosovar Valon Berisha ka shfaqur trishtimin e tij nga kjo humbje, teksa ka thënë se ishin përgatitur për këtë ndeshje.

E ndjej veten keq, ka qenë një ëndërr e madhe, katër vjet kemi qenë bashkë, maqedonët nuk ishin më të mirë se ne, nuk është se e merituan”, ka thënë mesfushori i Kosovës.

Golin e vetëm për Dardanët në këtë sfidë e shënoi Florent Hadergjonaj (29’), ndërsa për fqinjët shënoi Darko Velkovski dhe një autogol nga Benjamin Kololli.

Ndeshja u luajt në fushën e gjelbër të stadiumit “Tose Proeski” në Shkup.