Humbja 1-6 me Totenhem, në rrezik pankina e Solskjaer. Ja cili është favorit...

Humbja 1-6, e pësuar në ditën e katërt të kampionatit anglez, e ka vënë në pozitë të vështirë trajnerin e Mançester Junaited, Ole Gunar Solskjaer.

Menjëherë pas humbjes ndaj “Spërsave”, drejtuesit e Mançesterit kanë nisur kërkimet për gjetjen e trajnerit të ri dhe në “pole” qëndron Mauricio Poçetino, argjentinasi që ka drejtuar sezonin e kaluar Totenhemin, por pas shkarkimit nga stoli i “Spërsave”, është trajner i lirë.

Momentalisht, Poçetino është pa skuadër dhe drejtuesit e Mançester kanë pasur kontaktet e para me të. Në rast të vazhdimësisë negative në rezultate, atëherë largimi i trajneri aktual Solskjaer do të jetë i pashmangshëm.

EMISIONET