Humbi nënën e fqinjin, babai në spital/ Kush është hoxha i arrestuar për aksidentin tragjik te “Shkallët e Tujanit”

Një aksident me dy të vdekur është regjistruar pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit. Mjet u me drejtues Neki Kaloshi po udhëtonte me babain Besnik Kaloshi, nënën Defha Kaloshi dhe fiqnjin Hider Daci.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës të cilën drejtonte ndërsa ka humbur jetën në vend Hider Daci, ndërsa u plagosën rëndë dy prindërit e tij.

Foto nga vendngjarja

Pak orë më vonë ndërroi jetë në Spitalin e Traumës dhe nëna e shoferit, Dehfa Kaloshi.

Pasagjeri tjetër, Besnik Kaloshi ndodhet në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Në spital ndodhet dhe drejtuesi i mjetit Neki Kaloshi të cilit i është komunikuar masa e arrestit.

Drejtuesi i mjetit është imam i njohur, ndaj për rastin e tij ka reaguar dhe Ahmed Kalaja.

Neki Kaloshi

Ahmed Kalaja: Hoxha i nderuar edhe vëllai ynë Neki Kaloshi pas një aksidenti; humbi nënën e tij edhe komshiun e tij; ndërkohë që babai ka dalë nga rreziku për jetën.


Ai vetë është jasht çdo rreziku për jetën Elhamdulilah.

Bëni dua për nënën e tij!

Bëni dua për fqinjin e tij!

Bëni dua për familjen e tij!

Bëni dua për Nekiu ta kalojë këtë sprovë këtë hall me durim!

Lexo edhe:

Aksidenti i djeshëm te ‘Shkallët e Tujanit’, shkon në dy numri i viktimave. Arrestohet shoferi

Vendi Lajme Kronike Aktualitet aksidenti imami shkalla e tujanit neki kaloshi

EMISIONET