Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin Milot Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz të Mirditës.

35-vjeçari Gersi Nikolli ka humbur kontrollin e makinës duke dalë nga rruga, dhe për pasojë humbi jetën.

”Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi G.N.,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku si pasojë ka humbur jetën”, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.