Identifikohet viktima 25-vjeçare e aksidentit të djeshëm në Vlorë.

Bëhet fjalë për shtetasen Gabriela Meto, nga Vlora, e cila humbi jetën një ditë më parë në aksidentin e rëndë në Nartë.

Viktima ishte në drejtimin e mjetit tip “Ford” dhe sipas policisë, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit dhe shpejtësisë së lartë, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

25-vjeçarja humbi jetën në vend, ndërsa sipas ekspertizës mjeko-ligjore, e reja ka patur dëmtime edhe në kafkë.

Sa i përket të afërmes së viktimës që mbeti e plagosur, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve por jashtë rrezikut për jetën.

Pamje nga vendi i ngjarjes: