Një 55 vjeçar ndërroi jetë pasditen e kësaj të enjte (23 korrik) në Tiranë në rrugën e “Elbasanit”.

Ai ishte punonjës i policisë në një objekt të rëndësisë së veçantë.

Rreth orës 16:00 të pasdites, 55 vjeçari është ndjerë keq gjatë shërbimit dhe më pas ka ndërruar jetë. Shkaqet e vdekjes dyshohet të ketë ardhur nga shkaqe natyrale si pasojë e një arresti kardiak.

“Më datë 23.07.2020, rreth orës 16:00, në rrugën e “Elbasanit”, duke qenë në shërbim tek një objekt i rendesisë së veçantë, punonjësi i policisë R.T., 55 vjeç, është ndjerë keq, dhe më pas ka ndërruar jete” – njoftoi policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.