Në Pogradec ka ndëruar jetë 44-vjeçari pasi ishte infektuar me Covid-19.

Leonard Xhemollari, baba i dy vajzave të vogla ishte mësues në Udenisht dhe prej më tepër se dy javësh ndodhej i intubuar në Tiranë.

44- vjeçari dyshohet se u infektua në Ohër gjatë periudhës kur ishte me pushime.

Xhemollari theksojmë se nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese që të vështirësonin gjendjen e tij shëndetësore.