Humb jetën nga Covid-19 ish-kandidati për President

Humb jetën nga Covid-19 ish-kandidati për President

Herman Cain, biznesmeni që kandidoi për President në vitin 2012, ka humbur jetën pasi u infektua me koronavirus.

Z.Cain, 74 vjeç, u shtrua në spital pasi u diagnostikua në fillim të këtij muaji me covid-19.

Gjatë gjithë periudhës së shtrimit të tij në spital, ai ka mbajtur ndjekësit e tij të informuar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në “Twitter” ai thoshte që mjekët po përpiqen  të sigurohen që niveli i oksigjenit të jetë i duhur.

“Ky është një virus i ashpër, ju lutem vazhdoni të luteni”-shkruhej në postimin e publikuar në llogarinë e tij në Twitter.   

Gjatë një tubimi të mbajtur nga Presidenti Donald Trump në Tulsa, ai nuk kishte vendosur maskën dhe nuk ishte duke respektuar distancimin social nga pjesa tjetër e njerëzve.

Z. Cain është shtruar në spital më datën 1 korrik , megjithëse është ende e paqartë kur ose ku u infektua me koronavirus.

Bota Lajme Covid-19 Twitter SHBA president

EMISIONET