Gjigandi kinez i teknologjisë “Huawei” njofton shitjen e markës “Honor” për shkak të sanksioneve amerikane. Vendimi ka ardhur pas një presioni të madh që I është bërë kompanisë dhe vështirësive ekonomike.

Gjigandi kinez i teknologjisë “Huawei” ka vendosur të shesë të gjitha aksionet e biznesit të markës “Honor” për të lehtësuar ndikimet financiare, pas sanksioneve tregtare të SHBA.

“Biznesi i konsumatorit i Huawei ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm kohët e fundit. Kjo për shkak të një mungese të vazhdueshme të elementeve teknike të nevojshme për biznesin tonë të telefonisë sonë celulare”, tha gjigandi në një deklaratë.

Kjo shitje do të ndihmojë furnizuesit e kanaleve të Honor ta kalojnë këtë kohë të vështirë”, Kompania nuk do të mbajë asnjë aksion ose do të përfshihet në ndonjë menaxhim biznesi ose veprimtari vendimmarrëse deri sa të përfundojë shitja.

“Kjo lëvizje është bërë nga zinxhiri i industrisë Honor për të siguruar mbijetesën e vet. Mbi 30 agjentë dhe tregtarë të markës propozuan këtë blerje, ” shtohet në deklaratë.

Në fillim të këtij viti, Uashingtoni vuri sanksione për shumë kompani kineze, duke përfshirë gjigantin e teknologjisë Huawei, për lidhjet e tyre të pretenduara me Partinë Komuniste të Kinës.

Në gusht, media kineze raportoi se kompania po zhvendos investimet e saj amerikane në Rusi pasi administrata Trump vendosi kufizime ndaj gjigandit të teknologjisë kineze.