Menjëherë pasi Huawei mbajti dje konferencën botërore për shtyp lidhur me performancën e biznesit gjatë 2020, zyra përgjegjëse për Evropën Qendrore e Lindore (EQL) si dhe Zyra Rajonale Nordike organizuan një takim online me rreth 50 gazetarë, analistë dhe ekspertë nga 15 vende të rajonit, duke njoftuar se performanca e biznesit është në të njëjtën linjë me parashikimet. Zyra e Huawei për EQL dhe vendet Nordike kanë parë një rritje të qëndrueshme në 8 vitet e shkuara.

Në vitin 2020, biznesi i transportuesve të Huawei për këto dy rajone vazhdoi të sigurojë aktivitet të qëndrueshëm për 132 rrjete, në mbi 28 vende gjatë bllokimit për shkak të Covid-19, të cilat mbështetën punën nga shtëpia, mësimin online si dhe blerje në internet për njerëzit në të gjithë botën.

Duke bashkëpunuar me transportuesit, kompania përmirësoi rrjetin për më shumë se 120.000 sajte dhe ndihmoi në sigurimin e një eksperience superiore. Sipas testeve të kryera nga organizata të shumta të palëve të treta për eksperiencën e rrjetit 5G në qytete të mëdha në botë, rrjetet 5G të ndërtuara nga Huawei u renditën në vendin e parë për eksperiencën e përdoruesit në rrjetet e transportuesve. Kompania gjithashtu përfundoi më shumë se 12.400 aktivitete me rrezik të mesëm deri në atë të lartë, përfshirë edhe ato gjatë tërmetit në Turqi.

Gjatë vitit të shkuar, si një partner i fortë, kompania e Huawei dedikuar për Cloud dhe Al ndihmoi grupe lokale dhe biznese të vogla e të mesme për të fuqizuar transformimin dixhital.

Deri në fund të vitit 2020, kompania punoi së bashku me më shumë se 1800 partnerë, nga mbi 20 industri në rajon dhe krijoi një ekosistem dixhital që lulëzon në krijimin dhe suksesin e përbashkët.

Huawei gjithashtu publikoi rreth 200 zgjidhje të bazuara në Cloud, në 18 kategori për të ndërtuar inteligjencën e industrisë me fuqi informatike të arritshme gjërësisht.

Më përhapjen e HarmonyOS dhe ekosistemit Huawei Mobile Services (HMS), biznesi i konsumatorëve të Huawei përparoi me strategjinë e tij Seamlless Al Life (“1+8+N”) për t’u siguruar konsumatorëve një përvojë inteligjente në të gjitha pajisjet dhe skenarët, duke u përqendruar në zyra inteligjente, palestër e shëndet, shtëpi inteligjente, udhëtime të vogla dhe aktivitete argëtuese. Në vitin 2020, Huawei konfirmoni pozicionimin e saj në vendin e parë për tregun e orëve inteligjente në EQL dhe në Rajonin Nordik.

“Megjithëse susksesi i klientit është në qendër të fokusit tonë, ne gjithashtu marrim përsipër përgjegjësinë për të kontribuar për një Evropë më të mirë dhe më të qëndrueshme”,  tha Radoslaw Kedzia, zv.presidenti i Huawei në EQL dhe Rajonin Nordik.

Siguria kibernetike dhe mbrojtja e privatësisë kanë qenë gjithmonë ndër prioritetet kryesore të Huawei. Dhe me mbështetjen e teknologjisë së saj të gjelbër dhe projekteve të përgjegjësisë sociale, duke përfshirë “Seeds for the Future”, “1000 Dreams” dhe fuqizimin e grave, Huawei do të vazhdojë të jetë një nga punëdhënësit më të mirë në Evropë dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj shoqërisë.

Nga njëra anë, ne do të jemi një organizatë biznesi që përqendrohemi tek klientët tanë, pavarësisht nëse ata janë transportues, kompani apo konsumatorë. Ndërsa nga ana tjetër, ne jemi thellësisht të integruar dhe të rrënjosur në Evropë dhe do të jemi më shumë në vitet në vijim.”