Hrushovi, Stalini dhe Kulti i Individit!

Hrushovi, Stalini dhe Kulti i Individit!

Në vitin 1956, Hrushovi që zëvendësoi Stalinin në krye të bolshevikëve sovjetikë, në kongresin e XX të partisë kritikoi kultin e individit të Stalinit. E bëri copë. Kështu vazhduan edhe vendet e Evropës Qendrore që janë popuj me udhëheqës të emancipuar.

Kulti i Individit që coptoi Nikita Hrushovi ishte propaganda mitologjike, iluzive, patriarkale, sipas së cilës individi në krye të partisë prodhon historinë, shpëton si Dankua a si Moisiu popullin e torollisur keq, që çan dritën e errësirës duke iu paraprirë shekujve, që me forcën e mendjes dhe vullnetit të vet krijon gjithçka, ai që ka tipare të jashtëzakonshme, mistike, një i rënë nga Qielli, vetë Mesia, që vepron i vetëm duke fluturuar në qiejt e universit e parë nga larg historinë, i pagabueshmi, vetëm i vetkritikueshmi, sublimi, ai me histori të ergjendë, me origjinë të shenjtë, i veçanti, i përveçmi, ai i sakrifikueshmi, ai që mund të kuptohet vetëm nga i ngjashmi i tij, trimi, zemërarti, shkruesi i historisë së vet, mbjellësi i farës të së ardhmes, i pakuptuari nga turmat e fanatikëve, mbartësi dhe shlyesi i të gjitha mëkateve të paraardhësve, ai drita, ngrohtësia, që ka të dytë të ngjashmin e vet, që ka vetëm ditëlindje, që edhe kur është edhe kur nuk është shkëlqen si vetetima, floriri, i papërsëritshmi vetëm nga po aq të lartë sa ai! Ai se vepra e tij vazhdon pa te, e ndritshme.

Ne 56 vetëm Shqipëria nuk e çrrënjosi këtë përrallë propagandistike dhe nuk dihet nëse e humbi rastin përgjithmonë!

Lajme Opinione opinion artan fuga

EMISIONET