Në emisionin Tempora të Sonila Meços në RTV Ora, analisti Artan Hoxha, duke i referuar orientimit te votës publikuar nga Antonio Notto për zgjedhjet e 25 prillit, u shpreh se LSI është një realitet i qëndrueshëm dhe ka një peshë specifike në skakierën e politikës shqiptare si forcën e tretë.

Hoxha: Pavarësisht largimit të eksponentëve, LSI është një realitet i qëndrueshëm dhe ka një peshë specifike në skakierën e politikës shqiptare. Është aktori i tretë i padiskutueshëm. Kush e nënvlerëson LSI-në po bën një gabim fatal politik.

Ndërsa PD duket sikur po shkon te niveli i saj historik në raport me mbështetjen popullore, afër 40%. PS po mbahet edhe pse ka 8 vite në pushtet, nuk e lëshon pushtetin me kollaj.