Mbrojtësi i kombëtares gjermane, Benedikt Howedes është tërhequr nga futbolli në moshën 32 vjeçare. Sipas medieve gjermane, ai është tërhequr për arsye familjare.

32-vjeçari mbylli marrëveshjen me Lokomotivën e Moskës me konsensus të dyanshëm muajin e kaluar.

Ai ka “shokuar” me një deklaratë në një prej mediave gjermane, “Der Spiegel” duke u shprehur se tashmë nuk e ndjen të rëndësishëm futbollin.

Në vitin 2014, Howedes u shpall kampion bote me Gjermaninë.