Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike për Kosovën

Hoti: Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë

Përmes një postimi në facebook, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bën me dije se delegacioni i Kosovës do të takohet në Uashington me sekretarin e shtetit Pompeo dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Ai shkruan se në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë çuar në liri dhe pavarësi të shtetit kosovar.

Hoti shtoi se edhe këtë herë nuk do të jetë ndryshe.

Hoti: Delegacioni i Kosovës në Ëashington do të ketë takime në Shtëpinë e Bardhë, me Sekretarin e Shtetit Pompeo, me zyrtarë të MCC-së, të DFC-së, me përfaqësues të komunitetit shqiptar në SHBA, me rrjetin e bizneseve të mërgatës në SHBA etj. Në Shtëpinë e Bardhë janë marrë gjithmonë vendime strategjike që kanë quar në liri, pavarësi dhe integrim euro-atlantik të shtetit të Kosovës. Nuk do të jetë ndryshe edhe këtë herë. Qeveria e Kosovës do të prezantojë projekte të mëdha infrastrukturore dhe energjetike që kontribuojnë në zhvillimin dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë, por që ndikojnë në integrimin më të mirë të Kosovës në tregun regjional dhe evropian.

Liderët e Kosovës dhe Serbisë pritet të takohen më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, me ftesën që u ka bërë këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brein.

Ky takim fillimisht ishte planifikuar të mbahej më 2 shtator. Por, ai është shtyrë për dy ditë më vonë.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 22 gusht ka deklaruar që në këtë takim “ekziston mundësia që të paraqitet presidenti i SHBA-së Donald Trump, në rast se palët merren vesh për diçka.

Rajoni Lajme Kosovë takimi avdullah hoti kosova shtepi e bardhe vendime strategjike

EMISIONET