Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka pritur në takim delegacionin amerikan, i cili është duke qëndruar në një vizitë në Kosovë.

Hoti ka thënë se prezenca e delegacionit amerikan tregon seriozitetin e tyre për marrëveshjen ekonomike të arritur me Serbinë, më 4 shtator.

“Prezenca e tyre e tregon seriozitetin për zbatimin e një marrëveshjeje,  e cila po cilësohet marrëveshje historike drejt marrëveshjes finale mes dy vendeve. Kishim një bisede të gjerë për të gjitha pikat e marrëveshjes, do të lëvizim shpejt drejt zbatimin të kësaj marrëveshje. Marrëveshja që kemi arritur do të krijojë mijëra vende të punës, do të shndërrojë Kosovën dhe regjionin më të integruar. Ne jemi angazhuar si qeveri dhe kemi bërë përgatitjet e duhura të lëvizim drejt zbatim të marrëveshjes”, tha ai.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po udhëhiqet nga kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA (DFC) Adam Boehler, i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Lexo edhe: Thaçi dekoron Grenellin me Medaljen Presidenciale të Meritave

Konferenca me Hotin, Grenell: Marrëveshja me Serbinë sjell zhvillim ekonomik për Kosovën