Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, në një konferecë për mediat u shpreh se çështja e Asociacionit nuk është temë që hapet në dialog, ndërkaq tha se ende nuk e di nëse do të mbahet apo jo takimi në Bruksel.

Takimi i radhës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është planifikuar të mbahet më 28 shtator në Bruksel.

“Për Asociacionin siç e kam bërë të qartë kjo temë nuk diskutohet sepse është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2013 dhe pastaj me marrëveshjen tjetër të parimeve të vitit 2015. Nuk është temë që hapet në procesin e dialogut. Nuk e di a do të mbahet takimi i ardhshëm në Bruksel, mbetet të shihet”- tha Hoti.

Gjithashtu kryeministri ka theksuar se ata janë të vendosur ta çojnë përpara procesin e dialogut sepse sipas tik kjo është interes stategjik i Kosovës, i regjionit, i mbarë Europës që ky proces të mbyllet.

“Besoj që kompromisi më i madh që e kemi bërë ne është të pranojmë të futemi në proces të dialogut. Ky është kompromisi, edhe kompromisi për të arritur një marrëveshje, kanë qenë kompromise për këtë Qeveri edhe ato të tjerat, që janë cilësuar si vendime që kanë penguar këtë proces, ju e dini tarifa 100 për qind, reciprociteti… Vendime që i kemi marrë duke u konsultuar me miqtë ndërkombëtar”, tha Hoti.