Janë fokusuar nga një fotograf amator i botës së egër momentet kur një ngjalë gjigante shpërthen fytin e një çafke që sapo e kishte kapur dhe po e hante të gjallë.

Sam Davis, inxhinieri 58 vjeçar, nga Maryland në SHBA, kapi fotot e ngjalës “gjarpër” që shpëton duke dalë nga fyti i çafkës fatkeqe.

Ngjalat gjarpër jetojnë të fshehura në rërën e butë të fundit të oqeanit dhe janë një familje e veçantë e species.

Kur ato hahen të gjalla nga predatorët mund të kryejnë arratisjen makabre duke përdorur majën e mprehtë të bishtit të tyre për të çarë stomakun e predatorit.

Autori i fotove i ka shpërndarë ato në Instagram ku tregon ngjalen që del nga gryka e çafkës së Madhe Blu, teksa ajo fluturon në qiell.

“Shkova në rezervat për të fotografuar dhelpra e shqiponja, ose gjëra të tjera që mund të ishin interesante. Pas fatkeqësisë së çafkës ajo nisi të ndiqej nga dy shqiponja të reja që e kuptuan hallin e saj dhe me siguri e kanë vrarë. Në fillim unë besova se çakfa ishte kafshuar në fyt nga një gjarpër apo ngjalë. Vetëm kur shkova në shtëpi dhe pashë fotot nga afër, kuptova se ngjala po dilte nga gryka e saj”, tregon Sam.

Ai shton: “Rezervati tha se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Është një foto e rëndë. Ishte gjithashtu një dhelpër në tokë që pikasi çafkën në telashe, ajo nisi të ndiqte çafkën dhe te ruhej nga shqiponjat”.

Ngjalat gjarpër mund të rriten deri në dy metra të gjata dhe bishti i tyre i mprehtë arrin deri në gjysmën e gjatësisë. Ato përdorin në ujë bishtin e tyre për të gërmuar rërën e butë për t’u fshehur.