Horror në një lokal në Kavajë, burri godet disa herë me thikë një të moshuar dhe arratiset

Horror në një lokal në Kavajë, burri godet disa herë me

Kjo ngjarje kriminale është regjistruar mbrëmjen e 17 shtatorit në një lokal në Kavajë. Një qytetar, i identifikuar si Besnik Çelmeta, është masakruar me thikë nga shtetasi Rizan Aliu.

Kamerat e sigurisë së lokalit kanë filmuar të gjithë ngjarjen e rëndë. Ora shënon 19:46, dhe autori Rizan Aliu shikohet teksa hyn me nxitim në lokal duke ndjekur Besnik Çelmetën.

Ky i fundit ndalon brenda lokalit dhe duket se ka një diskutim mes tyre. Nuk vonon shumë, Aliu i hedh dorën në bel dhe më  e godet vazhdimisht me shpulla derisa sa e hedh në tokë në një cep në brendësi të lokalit. Një person tjetër nxiton pas tyre për ti ndarë por duket se e ka të pamundur dhe bën pas.

Pastaj autori nxjerr një thikë dhe e godet disa herë. Nga lokali fillojnë të dalin edhe një grua dhe një burrë tjetër të alarmuar.

Një tjetër person futet brenda dhe bind autorin të largohet, i cili shihet me thikë në dorë teksa lë lokalin.

Ka një debat në verandën e lokalit mes tij dhe disa personave të tjerë dhe më pas ikën në shoqërinë e një gruaje dhe një burri.

Videoja është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nipi i të plagosurit pretendon në mesazhin dërguar Berishës, se policia nuk ka bërë asgjë pasi efektivët janë miq me agresorin.

Vendi Lajme Kronike plagosje ne kavaje

EMISIONET