Disa foto të tmerrshme janë publikuar së fundmi ku duket një qen që është lidhur dhe tërhiqet zvarrë nga një makinë në Durrës.

Mjeti tip “Renault Megane” është fotografuar në rrugët e Sukthit në Durrës teksa tërhiqte qenin, në dukje i rracës Labrador.

Pamjet kanë acaruar qytetarët, të cilët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

“Animal Rescue Albania” i ka bërë thirrje autoriteteve që të reagojnë për këtë ngjarje të rëndë dhe të dënojnë autorët.

“Ne zbatimi te neneve 207b dhe 207c te Kodit Penal ne RSH, kerkoj nga institucioni juaj hetimin e ngjarjes dhe vendosjen perpara drejtesise te autorit sipas parashikimeve ne ligj”, shkruhet ndër të tjera në postimin e Animal Rescue Albania.

E lidhi prapa makinës dhe tërhoqi zvarrë qenin, shoqërohet në polici shoferi