Horoskopi 9 gusht, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 9 gusht, ja parashikimi i yjeve për ju

Dashi

Asgjë nuk duhet t'ju shqetësojë pasi ju keni krenari dhe guxim, cilësi që do t'ju çojnë të përmirësoni rezultatet në mënyrë të konsiderueshme. Njerëzit që janë rreth jush njohin vlerat dhe ju respektojnë. Për shumicën prej jush do të shpërtheje dashuria e vërtetë. Yjet ushqejnë te ju një gjallëri dhe një gëzim të madh.

Demi

Pushoni për një moment dhe reflektoni. Hëna dhe Venusi ju inkurajojnë të përkëdheleni pak. Filloni me një banjë të bukur aromatike me vaj esencial trëndafili. Ndërhyrja e një miku do i japë zgjidhje një problemi të vogël i cili po ju mundon prej disa ditësh.

Binjakët

Kjo ditë pritet të jetë e mrekullueshme për ju. Ndjeheni mirë dhe të lehtësuar me kontaktet e reja që keni krijuar, dashurinë dhe mbi të gjitha me miqësitë e frymëzuara nga shijet e përbashkëta. Talenti juaj do t'ju ndihmojë të kapni momentin dhe vendin e duhur për të komunikuar me partnerin. Duhet të jeni mendje hapur dhe të qëndroni e fortë për të githa problemet që do ju dalin. Për të gjithë ata që janë me pushime ose po planifikojnë të shkojnë diku çdo gjë do të jetë në rregull.

Gaforrja

Sëmundjet sezonale, shqetësimi i gjumit, nervozizem, mungesë përqëndrimi, emërime të humbura, tensione me partnerin dhe familjen tuaj do t'ju bëjnë të ndiheni keq. Shkëputuni, nëse mundeni dhe merrni pak kohë për veten tuaj.

Luani

Dinamizmi dhe efikasiteti do t'ju lejojnë të shfrytëzoni çdo mundësi që do ju jepet. Ju me të vërtetë do të pëlqeni të jeni rreth njerëzve dhe sigurisht nuk do të refuzoni asnjë mundësi për t'u argëtuar, për të zgjeruar rrethin e të njohurve dhe për të bërë miq të rinj. Dhe në dashuri? Do ta shikoni një mik  me sy tjetër, për dike tjetër do të jetë e mundur një rikthim..

Virgjëresha

Kohëve të fundit me siguri i keni lënë pas dore të dashurit tuaj, duke filluar nga partneri juaj. Mundohuni ta rregulloni këtë mungesë pasi edhe vetë ju do t'ju bëjë mirë dhe do jeni më të lumtur!  Tryeza do të ketë vëmendje të veçantë nga ana juaj se çfarë hani dhe si e gatuani atë.

Peshorja

Qielli do të jetë i hirtë për Peshoren. Humori sot është nën këpucët tuaja. Shumë çështje të ngatërruara ju presin. Edhe nëse vendosni të jeni indiferentë, do të hutoheni nga qëndrimi i të dashurit tuaj.  Kushtojini vëmendje mirëqenies tuaj, ndiqni një dietë që do ju ndihmojë të shëroni sëmundjet e gjata.

Akrepi

Yjet veprojnë si ndërmjetës midis emocioneve tuaja dhe ëmbëlsisë bindëse të partnerit tuaj. Me ndihmën e tij do të arrini të gjeni një pikë takimi. Jetësor dhe luftarak, i nxitur nga Hëna dhe Dashi do të përballeni me ngjarje pa formalizma dhe hezitime.

Shigjetari

Sigurisht që edhe sot fati nuk do t'ju braktisë . Hëna, Dielli dhe Marsi ju mbështesin, hapni rrugën dhe do t'ju lejojë të arrini rezultate të mahnitshme. Jeta si çift është shumë e mirë, madje edhe nga këndvështrimi erotik. Dashuria do të trokasë në derën e shumë beqarëve. Do të udhëtoni dhe do të merrni një lajm të rëndësishëm.

Bricjapi

Shmangni lëvizjet e pakontrolluara dhe tregoni kujdes që të mos lëndoni të dashurit tuaj me fjalë të mprehta ose arrogante. Me pak fjalë... asnjë përgjigje të papritur për njerëzit afër jush. Mos ekspozoni veten shumë  dhe nëse doni të jeni të qetë me të tjerët, duhet t'i dëgjoni ata dhe t'i pranoni ato pa rezerva. Duhet të tregoni një kujdes të madh me lekët.

Ujori

Për një moment vendosni problemet tuaja mënjanë dhe shkoni të argetoheni me miqtë, duke organizuar së bashku diçka të pazakontë dhe të këndshme. Bërja e asaj që ju dëshironi të bëni, është një nga gjërat më të bukura që mund të ndodhë!

Peshqit

Ju doni jetën dhe gjërat e bukura. Sidoqoftë, kjo rrezikon të ndikojë shumë në financat tuaja. Edhe nëse situata ekonomike është e mirë, përpiquni të mos e teproni. Në dashuri ndjeheni më të shqetësuar se zakonisht. Yjet e djallëzuar ju sugjerojnë që jeta është e shkurtër dhe nuk ia vlen t'i mohoni vetes asgjë.

Lifestyle Horoskopi parashikimi i yjeve horoskopi 9 gusht

EMISIONET