Dashi

Mos u mbështetni vetëm në mendimin e të tjerëve për të zgjedhur një çështje, por vlerësoni edhe atë se çfarë ju mendoni. Nuk ka kuptim që ju të pengoni veten nga një histori dashurie që tani ka mbaruar ose të kushtëzoheni nga një përvojë jo e këndshme në të kaluarën. Është e drejtë dhe e përshtatshme të mendoni për të tashmen.

Demi

Gjithmonë do jeni të favorizuar nga yjet që të bëheni një person fitues. Bëni mirë që jeni këmbëngulës sepse do shpërbleheni di në dashuri dhe në çështjet praktike. Sot do keni disa probleme me pavarësinë tuaj. Do e keni të vështirë të shfrytëzoni disa mundësi të mira.

Binjakët

Sot do mbështeteni nga pikat tuaja më të forta, por edhe në njohuritë dhe përgatitjen tuaj në çdo aktivitet që keni qofshin ato personale apo profesionale. Nëse keni mjaftueshëm mësime nga jeta, tani do jeni në gjendje të kuptoni se cila është strategjia më e mirë për të bërë një hap cilësor .

Gaforrja

Disa prej jush do jenë të hutuar dhe të shpërqëndruar, por në përgjithësi, parashikimi i yjeve do jetë më i mirë se parashikimi i djeshëm. Një seri ngjarjesh forcojnë lidhjet me botën përreth dhe lejojnë që njerëz me autoritet të zbulojnë anën tuaj të të fortë. Shmangni marrjen e një vendimi në ditëët  e parë të gushtit: shtyjeni atë deri të mërkurën.

Luani

Lajmet dhe takimet për ata që kanë lënë derën e zemrës hapur, janë të prirura t’i japin një sens të jashtëzakonshëm jetës emocionale. Disa prej jush do përballen me një konflikt midis aftësisë për të kuptuar dhe aftësisë për të dëshiruar. Poliemiat dhe rebelimi do ju mbajnë nën kontroll.

Virgjëresha

Ditë e madhe për Virgjëreshën, yje ju inkurajojnë të shijoni jetën. Ju mund të pajtoni nevojën për të shprehur kreativitet me nevojat e ndryshme të atyre që jetojnë afër jush. Marrëdhëniet me të tjerët janë shpërblyese. Partneri juaj ju pengon. Momentet plot pasion dhe dashuri nuk ju presin. Mos e kufizoni dëshirën, dëgjoni zërin e zemrës dhe shqisave, dhe sonte, duke parë qiellin, bëni një dëshirë (edhe nëse nuk shihni yjet).

Peshorja

Nëse keni një partner që ju pëlqen, i cili di të respektojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe të jetë i durueshëm, yjet nuk do ju krijojnë asnjë besdi. Ju mund të përballeni me një grindje të pashmangjshme, ndoshta për shkak të një vendmi të marrë duke u bazuar në një hipotezë. Bëni kujdes që ditën e sotme të mos humbni çelsat, objekte të rëndësishme apo dokumenta të vlefshme.

Akrepi

Asgjë nuk mund të ndalojë entuziazmin, sensualitetin dhe kënaqësinë tuaj për të qenë në shoqërinë e miqve dhe partnerëve sentimentalë, madje as edhe vështirësitë e sotme planetare. Injoroni njerëzit negativë që përpiqen t’ju mbushin me negativitet dhe vlerësoni ekuilibrin e mirë që keni arritur. Lini detyrimet  e shtëpisë dhe kënaquni.

Shigjetari

Ju jeni gjithmonë në gjendje të veproni me një dinakëri dhe precizion, por kohët e fundit ju po ndikoheni dhe nga ndjenjat. Dëshira për dimensione më të thella shoqërohet me kënaqësi dhe përmirësim të dukshëm të konteksteve të marrëdhënieve që keni me njerëzit.

Bricjapi

Ju mund të mbështeteni tek yjet për të gjetur se kush do t’i përgjigjet instikteve tuaja të dashurisë. Sidoqoftë, duke pasur parasysh disa mospërputhje planetare, është disi e mençur të mos vazhdoni marrëdhënie të fshehura, të mos merreni me persona që mund t’ju lënë një kujtesë jo të mirë. Jetoni dashuri me thjeshtësi dhe pa e vrare shumë trurin.

Ujori

Sot përplasja Diell-Uran mund të paraqesë disa pengesa për të kapërcyer. Edhe pse nuk dëshironi, ju do kaloni  një të diel duke bërë gjërat e zakonshme si çdo herë. Nuk do jeni në gjendje të përballoni detyrat tuaja nëse i përmbaheni realitetit. Kjo gjendje do jetë kalimtare dhe këto besdisje të vogla gjatë ditës së sotme, nuk do ju bëjë të humbni vëmendjen dhe qëllimet tuaja.

Peshqit

Ditë e shkëlqyer! Ju do merrni shumë iniciativa të guximshme. Do jeni vetvetja dhe jo siç dëshirojnë të tjerët të jeni. Nëse ndodheni me pushime, ju mund të bëni njohje të reja, mund të lindë një dashuri e ngrohtë dhe sensuale.