Një grup të rinjsh të FRPD-së dhe studentë të Mjekësisë mbajtën mbrëmjen e sotme një protestë homazh përpara Kryeministrisë për vdekjen e 53-vjeçari Lutfi Çekiri, i cili humbi jetën pas vonesës në spital pa marrë kurën e duhur.

Ndërsa ndezën qirinj për të ndjerin, ata lëshuan akuza në drejtim të qeverisë për keqmenaxhim të sistemit shëndetësor.

“Si student i fakultetit të Mjekësisë jam çdo ditë në pavionet e QSUT ku përballem me degradimin e sistemit shëndetësor. Shoh çdo ditë njerëz në pacione që përballen me mungesën e medikamenteve, radhë të pafundme sepse spitalet e rretheve janë kthyer në urgjenca. Sistemi i referimit është burokraci e frikshme. Qeveria shqiptare jep qindra miliona euro për koncesionet në shëndetsi dhe nuk ka para as për mjekët, as për medikamente dhe as për pajisje mjekësore. Kjo gjë duhet të marrë fund!”

“Kemi ardhur këtu me studentë të Fakultetit të Mjekësisë, sepse nëse videolajmi për ndarjen nga jeta të Lutfi Çekirit nuk do të ishte publikuar jemi të bindur se stani qeveritar do të ishte në çdo media duke propaganduar sukseset imagjinare të shëndetësisë falas, të dështimit më të madh që kemi parë këto ditë.Kjo humbje jetë ka ndodhur se është çështje prioritetesh. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk ka na ka fare në referencë, për ta prioritet janë inceneratorët. Janë 50 mijë euro që qytetarët e Tiranës paguajnë për pronarët e inceneratorëve. Vetëm në projektbuxhetin e 2021 qeveria planifikon të shpenzojë 118 milion euro për koncesione, 38 milin euro për ndërtime godinash dhe riparim e zyrash. Ja ku e keni përballë zyrën e kryeministrit, vitin tjetër planifikohen  të shpenzohen 1.6 mln euro për zyrën e kryeministrit ndërsa qytetarët janë lënë në harresë” tha kreut i FRPD-së, Belind Këlliçi.

LEXO EDHE: U sorollat te Trauma dhe QSUT, ndërron jetë 53-vjeçari nga Ndroqi