Homazh për mikun e gazetarëve!

Homazh për mikun e gazetarëve!

Marko Bello iku sot pa zhurmë duke lënë shumë trishtim për të gjithë ata që e njohën dhe shumë dhimbje për Silvanën që humbi shokun e jetës dhe fëmijët që humbën babain e dashur.

Por Marko ishte për të gjithë gazetarët e politikës një mik i mirë, që nuk hezitoi kurrë tiu përgjigjej.

Kjo lidhje me gazetarët i vinte ndoshta dhe për faktin që në fillimet e karrierës së tij kishtë bërë profesionin e gazetarit dhe më fort sepse ishte një njeri i mirë para se të ishte një politikan.

Gazetarët e politikës e dinë se politikanë njerëzore si Marko janë të paktë në skenën e politikës arrogante shqiptare.

Humbja e tij është humbje për studentët e tij gjithashtu, për të cilët bënte qindra kilometra rrugë për t’u dhënë mësim.

Padyshim është një humbje për politikën shqiptare që njerëz fisnkikë si Marko nuk i vlerësoi kurrë ashtu si e meritonin.

(Homazh nga një grup gazetarësh)

Opinione marko bello

EMISIONET