Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj reagon pas “Jo”-së së rradhës që Holanda i tha hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Përmes një video-postimi në Facebook, Alibeaj shprehet se qeveria Rama, e cil ka bërë vetëm hapa pas sa i prket integrimit në BE, do të jetë rast studimi për të gjithë botën.

Enkelejd Alibeaj: “Turp e faqja e zezë! Për këtë qeveri do flasë e gjithë bota mbarë!

Do e studiojnë politologët, juristët, historianët si qeveria e dështimit, korrupsionit, si qeveria që bëri vetëm hapa pas për integrimin në BE.

Mos beso më asnjë fjalë nga mashtruesit me karrige pushteti! Denonco, shpërndaje këtë video!