Hodhi fanellën, veprimi i Ronaldos krijon polemika

Hodhi fanellën, veprimi i Ronaldos krijon polemika

Në fund të ndeshjes me Genoan, Cristiano Ronaldo nuk u duk aspak i qetë teksa hoqi fanellën bardhezi dhe e hodhi tutje në fushë dhe gjithçka u bë menjëherë virale duke krijuar polemika për veprimin e tij.

Për disa ishte një dhuratë për kapësin e topave ndërsa të tjerë e shikojnë si një veprim të nxituar dhe të gabuar që nuk i shkon për shtat një lojtari të madh si portugezi. Në fakt Ronaldo mund të jetë nxehur për arsye që nuk shënoi pasi dihet fiksimi i sulmuesit për të lënë gjurmë në çdo ndeshje ndërsa pas sfidës së fituar ai në rrjetet sociale doli me një mesazh mbështetës, Përpara kështu, deri në fund.

36-vjeçari ka shënuar deri tani 25 gola në 27 ndeshje dhe është golashënuesi më i mire në Serinë A teksa bashkë me golat në kompeticionet e tjera arrin në 32 rrjeta në 37 takime, shifra jo normale për një lojtar normal por jo për porgutezin që gjithsesi shfaqi sjellje të tillë edhe me Portugalinë në ndeshjet eliminatore të Botërorit.

Që Cristiano është nervoz këtë nuk e fsheh askush por ajo që kuptohet është se sulmuesi ka dyshime për të qëndruar te Juventusi dhe kërkon garanci fillimisht sportive për të afruar emra cilësorë në verë dhe më kryesorja, skuadra të jetë në Champions League për të cilën ende nuk mund të thuhet diçka e sigurtë.

EMISIONET