I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Arbër Hitaj u shpreh se strategjitë e opozitës kanë qenë disi të gabuara.

Arbër Hitaj: Strategjitë e komunikimit të opozitës për mua kanë qenë të gabuara. Sepse është thënë që do të kalohet mbi trupat e tyre për teatrin apo çështje të tjera, por ato u kaluan. Kemi pasur deklarata shumë të ashpra edhe para votimit të kodit zgjedhor, por edhe ato u kaluan.

Kjo bën që votuesi të krijojë një zhgënjim në lidhje me këtë çështje, pasi të gjitha janë shkelur. Unë mendoj se Meta po luan me armët e veta, që po luan si një lider i fortë, ndërsa Basha po luan si një lider normal. Rama po e tërheq Metën në debatin e tij të batutave, por Basha po takon njerëz dhe mendoj se kjo është politika.

KQZ-ja ka pak rol në administrimin e zgjedhjeve dhe këtë e ka treguar viti 2017. Unë mendoj se është e gabuar që të çosh njeri në KQZ se votat nuk vidhen në KQZ sepse ka një rol shumë periferik.