Një person kultivonte marijuana në mënyrë që I biri të mos e merrte nga persona të tjerë, të panjohur.

Kjo është historia e rrallë e një 66-vjeçari në Terni të Italisë, të cilit iu gjendën në apartament 1.2 kg lëndë narkotike dhe disa bimë, raporton Ora News.

JUSTIFIKIMI

“Kultivoj marijuana për tim bir që është një konsumator i madh. Kështu që evitoj blerjen nga persona “më pak të rekomandueshëm”.

Por karabinierët nuk gjetën vetëm marijuana. Në kopësht italianit iu gjet edhe një bimë kerp Indian I një lartësie 2 metra dhe një peshore, që sipas policisë përdorej për peshimin e drogës.

SI NISËN HETIMET

66-vjeçari u pikas nga karabinierët e stacionit të Ternit, të cilët kishin nisur një aksion kundër kultivimit të kanabisit. Pas informacioneve në rrugë operative u bë edhe ndërhyrja në pronën e 66-vjeçarit.

/a.r, OraNews