Tre kandidate per deputete, me tre Histori te ndryshme por qe te tre se bashku perbejne Historine e Kosoves.

1/ Shqipe Selimi, qysh ne moshen 14 vjeç, ajo rrembeu pushken dhe doli ne male e fusha per te mbrojtur territorin e saj, te gjyshit te saj e te gjithe Shqiptareve. Pas shume vitesh, Shqipja do ta shikonte Bashkeshortin e saj, Rexhep Selimi ne Gjykaten e Hages teksa perballet me Krime Lufte e krime kunder njerezimit, dhe Komondant Selimi mbante ne lufte nofken “10-shi” pas 20 vitesh, me burrin ne Hage Shqipja mban numrin 10 ne listen per kandidate per deputete!

2/ Vasfije Krasniqi Goodman, gruaja e jashtezakonshme qe eshte nder te parat qe ka ngritur zerin dhe ka treguar perdhunimin e saj nga ushtaret serbe po ne lufen e fundit ne Kosove, anekend botes. Vasfije Krasniqi Goodman eshte jo vetem nje grua e forte, e nje qytetre e mire, por eshte e verteta e ushtrise kriminale serbe qe udhehiqej nga kryekrimineli Millosheviç. Si Vasfija jane mijera gra e vajza, qe jane abuzuar seksualisht nga ushtria armike; dhe Kosoves i ben mire Vasfija ne Kuvend.

2/ Avni Dehari, Babai i aktivisteve shembullore e te patrembur, Arbnor e Astrit Dehari. Aktivist i Kahmotshem i çeshtjes kombetre. Astritin ia vrare; por jo kriminelet serbe, por ata shqiptare. E qe ka edhe kriminel shqiptare qe duhet ndeshkuar, kete e verteton pikerisht Ngjarja e Astrit Deharit ne burg.

Shqipja do te jete ne kuvend sa here qe te harrohet lufta e UÇK-se, Vasfija sa here te harron kriminelet serbë, e Avniu sa here te harron kriminelet Shqiptare.