I ftuar në Ora News, ish-ambasadori Arben Çejku u shpreh se historia me kasetën e pretenduar se e ka fshehur Basha, është një turp.

Çejku tha se një gjë e tillë po bëhet për interesa politike të momentit dhe se është kundër interesit shqiptar.

Çejku: Është e dhimbshme që në mes të Tiranës dhe në mes të Shqipërisë i japin mundësi që armiqtë e Shqipërisë të marrin akuza për t’i përdorur kundër shqiptarëve. Kjo është një gjë shumë e rëndë dhe antikombëtare që të bëhet për interesa politike të momentit.

Kjo historia me kaseta është e turpshme, se e vërteta është në dritë të diellit. Aktorët kryesorë të historisë së Kosovës ishin ata që sot janë në gjykatën e Hagës. Gjithë kjo fushatë e ndërmarrë nga Rama do të jetë një bumerangë që do të na kthehet.