47 pallate dhe 799 banesa individuale dolën të pabanueshme nga tërmeti i një viti më parë në të gjithë qarkun e Lezhës. Por ende sot ka familje që pretendojnë për selektivitet dhe abuzim në procesin e vlerësimit të dëmeve dhe rindërtimit.

Deri mëngjesin e 26 nëntorit 2019 në këtë banesë në Zhejë të Kurbinit banonte familja e Ladi Shoferit, e cila më pas udhëtoi drejt Greqisë për shkak se shtëpia u dëmtua rëndë.

Por një vit më pas demët e shkaktuara pretendohet se nuk janë evidentuar.

Gjet Lala, i pajisur me prokurë për të ndjekur procesin thotë se shtëpia e është klasifikuar e braktisur, ndaj akuzon bashkinë e Kurbinit për korrupsion e selektivitet.

“Arsyeja? Këto janë familje demokrate! Po nuk dhe para në bashkinë e Kurbinit nuk figuron.”

Akuza të ngjashme vijnë nga zona të ndryshme të Kurbinit.

“Nuk duan t’ja dinë se cila është banesa ime dhe ku jetoj unë.”

Ndërsa shumë të tjerë thonë se janë harruar në çadra.

“Vështirë, mos pyet.”

Zyrtarisht 35 pallate dhe 465 banesa individuale u bënë të pabanueshme, ndërsa 40 pallate kanë nevojë për përforcim strukturor në Bashkinë Kurbin.

Por një vit nga tërmet, qyteti i Laçit në një pjesë ngjan si gërmadhë.

Një pjesa e pallateve janë shembur, por inertet kanë zënë vend prej muajsh pasi ende nuk janë larguar.

“Si varrezë.”

Procesi i rindërtimit ka nisur, por banorët janë të shqetësuar për vonesat e procesit.

“Asnjë shpresë, nuk e di se çfarë po bëhet.”

Sipas të dhënave zyrtare në të gjitha qarkun u bënë të pabanueshme 47 pallate dhe 799 banesa individuale.

Në Lezhë jane shpallur të pabanueshëm 14 pallate (10 për shembje dhe 4 për përforcim), si dhe 216 banesa individuale.

Dy pallate dhe 118 banesa individuale u dëmtuan rëndë në Mirditë, ndërsa 177 familje janë dëmshpërblyer për dëme të riparueshme në banesa.