Sot u bë një vit që aktori i njohur, Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta. Përmes një postimi prekës në Instastory, vajza e tij, Bora,  e ka kujtuar atë. Bora i thotë të atit të atit se i është mirënjohëse që i shfaqet shpesh në ëndërr dhe se i mungon shumë.

Ajo shprehet se, në këtë vit mungesë të tij, mori leksione nga ai që s’i kishte marrë për 34 vjet e rrugëtimit të tyre.

“Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha s’është më lineare për mua.

Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu. Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?! Për t’u habitur gjithashtu se si ne këtë vit që s’ke qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët.

Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu ku na ke lënë.”– shkruan Bora krah fotos të së atit.