Hetuesit shpresojnë se një kamera sigurie e gjetur në garazhdin e pallatit ku iu vendos tritol makinës së biznesmenit të ndërtimit Saimir Naski, do të zbardhë autorët e ngjarjes.

Nga shpërthimi i fuqishëm i ndodhur paraditen e 23 janarit 2021 pajisja regjistruese është dëmtuar dhe ka humbur të gjithë materialin e regjistruar. Për këtë arsye grupi hetimor ka kërkuar ndihmën e ekspertëve për të rikthyer pamjet e DVR-së çka mund të identifikonin personat e implikuar.

Grupi hetimor në policinë e Tiranës ende nuk ka një autor të dyshuar për tritolin e vendosur në makinën e biznesmenit të ndërtimit.

Dëshmia e vetë Saimir Naskit nuk ka ndihmuar në përcaktimin e ndonjë piste ndaj hetimet janë shtrirë jashtë vendit pasi biznesmeni ka jetuar për disa kohë në Angli, edhe pse nuk rezulton të ketë pasur precedent penal. Për këtë arsye grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë pritet të kërkojnë të dhëna më të detajuara, pasi edhe në Shqipëri ka rezultuar me dosje të pastër.

Pista kryesore ku hetuesit janë fokusuar është ajo e vendosjes së tritolit si mesazh ndaj biznesmenit të ndërtimit. Në këtë drejtim janë duke u verifikuar dhe gjithë rrugët dhe procedurat që Naski ka kryer gjatë kohëve të fundit në fushën e ndërtimit, nëse janë në përputhje me ligjin apo jo.

Eksplozivi  u vendos në pasqyrën e makinës mëngjesin e të shtunës, ku pati dëme të shumta materiale të automjetit tip “Porche” por dhe mjeteve të tjera që ndodheshin të parkuar në garazhin e pallatit 5 katësh.

Lexo dhe: Kur ndodhi shpërthimi