Një gazetar 31 vjeçar është gjetur u pajetë të hënën në Guanajuato të Meksikës.

Israel Vázquez Rangel, i cili punonte për web siten “El Salmantino”, prej po hetonte në lidhje me vrasjen dhe hedhjen e mbetjeve trupore të disa personave në qytetin e Salamanca.

Rangel u vra në momentin që sapo kishte mbërritur në vendin e ngjarjes ku ishin gjetur mbetjet trupore. BBC raporton se gazetari kishte arritur aty përpara policisë, ndërkohë që u qëllua disa herë me armë zjarri, duke gjetur vdekjen disa orë më pas në spital.

Meksiko është një ndër vendet më të rrezikshme mbi “mbijetesën” e gazetarëve, ku prej vitit 2000 janë vrarë më shumë se 100 të tillë. Dyshohet se gisht në këtë akt kanë kartelet e drogës.