Thellohet skandali/ Edhe 600 punonjës të ambasadave nën survejimin e patronazhistëve të PS

Nuk kanë mundur të mbesin jashtë “survejimit” 600 punonjësit e ambasadave të akredituara në Tiranë të cilët deri sot kanë heshtur lidhur me skandalin e vjedhjes së të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Lapsi.al vëzhgoi edhe një herë Databazën e PS dhe zbuloi se të dhënat personale janë cënuar edhe për punonjësit e ambasadave.

Nga kërkimet rezulton se janë rreth 600 punonjës të të gjitha ambasadave në Tiranë që u janë grabitur të dhënat personale duke u keqpërdorur nga patronazhistët e PS. (Fotot më poshtë të nxjerra nga databaza e PS)

Grabitja e informacioneve konfidenciale dhe përdorimi i tyre nga partia në pushtet, do të ishte konsideruar një skandal në çdo vend të NATO-s, por qeveria shqiptare po tenton ta relativizojë apo ta normalizojë këtë vjedhje, që iu është bërë qytetarëve shqiptarë.

Më 19 prill Gjykata e Posaçme detyroi portalin Lapsi.al të dorëzojë databazën me të dhënat personale të 910 mijë qytetarëve të Tiranës.

Javën e kaluar drejtuesit e portalit Armand Shkullaku dhe Andi Bushati refuzuan që të dorëzojnë materialin me të dhënat e qytetarëve, pjesë nga i cili edhe i kanë bërë publike.

SPAK ka nisur hetimet ndërsa çdo ditë publikohen fakte që dëshmojnë se si qytetarët shqiptarë janë ndjekur, spiunuar dhe gjurmuar për identifikimin e prirjeve te tyre politike.

Shkrimi origjnal i publikuar sot (21 prill ne portalin Lapsi.al
Heshtja e BE dhe SHBA/ 600 punonjës të ambasadave nën survejimin e patronazhistëve të PS

(Shenim: Fotoja e shkrimit te publikuar nga Lapsi.al, eshte fotomontazh i fotove te ambasadoreve te cilet realizuan nje videoklip ku tregonin emocionet e votes per here te pare. )

EMISIONET